Vengu: 1634 aplikime për programet bachelor në AFA, shifra më e lartë ndonjëherë
Akademia e Forcave të Armatosura po tërheq çdo vit e më shumë të rinj e të reja. Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu bëri të ditur sot se janë 1634 aplikime deri më tani për programet Bachelor për vitin akademik 2025-2026, shifra më e lartë ndonjëherë.
Vengu thekson se, regjistrimet hapen më 8, 11 dhe 12 gusht, pranë ambienteve të Akademisë së Forcave të Armatosura.
“Akademia e Forcave të Armatosura po tërheq çdo vit e më shumë të rinj e të reja të përkushtuar për t’i shërbyer vendit me dije, disiplinë dhe ndershmëri. 1634 aplikime deri më tani për programet Bachelor për vitin akademik 2025-2026 – shifra më e lartë ndonjëherë! Regjistrimet hapen më 8, 11 dhe 12 Gusht, pranë ambienteve të Akademisë së Forcave të Armatosura. Nise sot rrugëtimin tënd drejt së ardhmes”, shkruan Vengu në rrjetet sociale.
