“Vazhdojmë”/ Hapësirat publike, Rama ndan pamje nga aksioni: Si mund të futet në bark i tërë trotuari deri tek bordura?

Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamje nga vijimi i aksionit për lirimin e hapësirave publike në kryeqytet.

Përmes një video një rrjetet sociale, Rama ka treguar se si një fadromë ka prishur strukturën e një lokali, që kishte zënë trotuarin.

Kreu i qeverisë, shtoi krahas videos se aksioni për lirimin e hapësirave publike do të vijojë.

“Po si mund të futet në bark i tërë trotuari deri tek bordura Vazhdojmë”, shkruan Rama