Maliqi: Opozita në fazë reflektimi pas zgjedhjeve, në shtator priten aksione dhe bllokime
Përmes një interviste në Ora News, ish-deputeti Lefter Maliqi tha se opozita është një kohë reflektimi dhe vendimmarrje për nisma në shtator.
Ai shtoi se u përdor administrata, bandat dhe trenit bullgar, apo manipulimi i votës së emigrantëve ku shumë votuesve nuk u ka vajtuar fleta e votimit.
Maliqi: Është një kohë reflektimi dhe vendimmarrje për nisma në shtator. Pritet se çfarë vendimesh do të marrë PD-ja dhe koalicioni për mos njohjen e zgjedhjeve dhe për të bllokuar nismat që kanë bllokuar votën e lirë. Kjo ishte një masakër elektorale. Unë kam qenë zë kritik edhe brenda kampit të opozitës.
Përpos përdorimit të administratës, bandave dhe trenit bullgar, apo manipulimi i votës së emigrantëve ku shumë votuesve nuk u ka vajtuar fleta e votimit, me këto nuk i heq asnjë presje atyre që kam thënë. Vetë kodi zgjedhor dhe ky sistem është antidemokratik dhe kriminal.
