Ago: Turizmi këtë vit, në nivelet e pritshme. Shqipëria në kurbën më të lartë të rritjes
Ekspertja e turizmit, Blerina Ago në një intervistë në Ora News u shpreh se turizmi këtë vit është në nivelet e pritshme.
Ago: Patjetër që është në nivelet e pritshme.
Madje unë po shikoja disa statistika të INSTAT dhe nëse i referohemi shifrave të vizitorëve të huaj të ardhur në qershor të këtij viti dhe e krahasojmë me qershorin e vitit të kaluar do shohim që kemi sërish 7.1% rritje që janë rritje të mëdha nëse e konsiderojmë me trendin botëror të rritjes së turizmit.
Pra le të themi që Shqipëria është ende në kurbën më të lartë të rritjes dhe ky është një moment i artë për ne si vend.
Ta shfrytëzojmë këtë moment që të zhvillojmë një sektor i cili në radhë të parë të na shërbejë ne shqiptarëve dhe mirëqënies të shqiptarëve dhe padiskutim ti largojmë miqtë që na vizitojnë të gëzuar në mënyrë që ato të kthehen dhe të shndërrohen ambasadorët tanë.
