Muzeu Historik Kombëtar në rikonstruksion, kryeministri Rama ndan pamjet
Nga OraNews Përditësimi i fundit 4 Gusht 2025, 10:38
Kryeministri Edi Rama ka publikuar sot pamje nga kantieri i punimeve në Muzeun Historik Kombëtar, duke dhënë një pasqyrë të ecurisë së rikonstruksionit të një prej objekteve më simbolike të trashëgimisë kulturore shqiptare.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama e cilësoi projektin si pjesë e transformimit të mëtejshëm të qendrës së Tiranës.
