Vetmia përballë fantazisë/ Artistja Xhelsina Petritaj shfaq në ekspozitë veprat e saj
Artistja Xhelsina Petritaj sjell ekspozitën e saj të parë “Vetmia përballë fantazisë”, me rreth 40 vepra që eksplorojnë vetminë, fantazinë dhe revoltën ndaj realitetit social.
Në qendër të kompozimeve qëndron figura femërore, përmes së cilës ajo shpreh brishtësinë, forcën dhe një art të thellë reflektues.
Me një qasje të heshtur, por thellësisht të menduar, artistja Xhelsina Petritaj vjen për herë të parë me ekspozitën “Vetmia përballë fantazisë”.
Kjo shënon daljen e saj të parë artisike në skenë, pasi më herët ajo cilësoi se nuk kishte qenë e pranishme si në ndonjë platformë artistike, asdhtu edhe në si në rrjetet sociale.
Vetë artistja e cilësoi këtë paraqitje si një moment rilindjeje personale.
Ekspozita përmbledh një koleksion prej rreth 40 veprash, të realizuara me teknika të ndryshme si vaji dhe akriliku, ku dominojnë dy tematika kryesore: vetmia dhe fantazia.
Petritaj shprehet se këto dy botën pasqyrojnë natyrën e saj sensibile dhe shtyllat e brendshme të krijimtarisë së saj.
Ndërkohë që një pjesë e veprave të mbështetura në imagjinatë, shumë prej tyre pasqyrojnë një revoltë të brendshme ndaj realitetit social, përfshirë edhe luftrat aktive në botë.
Në qëndrën e kompozimeve të pikturave vihet re figura femërore, e cila është me forcë, elegancë dhe një emocion të thellë.
Pikturat e saj janë të vendosura mbi kontraste të forta – si brishtësia ndaj dhunës, heshtja ndaj zhurmës, dhe vetmia përballë fantazisë.
Artistja përdor ngjyrat dhe format si mjete për të artikuluar një qëndrim personal dhe social, duke sjellë një art të sinqertë, sfida dhe reflektime.