''Ka prapavijë politike'', aktori Shkreli: Urdhëruesit e shkarkimit tim nga puna janë Benet Beci dhe Sara Smaja
Aktori, Simon Shkreli në një lidhje të drejtpërdrejtë në emisionin ‘’Ora e Betit’’ në Ora News u shpreh se urdhëruesit e shkarkimit të tij nga puna si aktor tek teatri ‘’Migjeni’’ janë kryetari i bashkisë së Shkodrës, Benet Beci dhe Sara Smaja.
Shkreli: Urdhëruesit, autorët dhe ekzekutuesit e shkarkimit nga puna janë Benet Beci dhe Sara Smaja.
Sipas Benet Becit unë duhet të ndaj gruan që të vazhdoj të punoj aktor në teatrin ‘’Migjeni’’.
Sepse Benet Beci ka marrë edhe metrin e kritikut të artit dhe vlerësuesit të artit, të cilësisë dhe të talentit tim.
Benet Beci së bashku me Sara Smajën i është dhënë zyrës së drejtorisë së kulturës i është dhënë një urdhër ku ato vetëm e kanë përgatitur me kohë.
Dhe kjo punë vazhdon me kohë dhe ka një prapavijë politike.
Dihet kush është bashkëshortja ime.
Dihen denoncimet e saj të njëpasnjëshme që bën.
Dihet zëri i saj i cili është gjithmonë kritik ndaj punës që po bën bashkia e Shkodrës dhe Benet Beci.
Dhe e kanë parë që kjo grua nuk po e mbyll gojën, tani të fillojmë ti mbyllim gojën burrit.
