Shkarkimet tek teatri ''Migjeni'', dirigjenti Barbullushi: Kundër centralizimit që bashkia i bën institucioneve kryesore
Dirigjenti, Jetmir Barbullushi në një lidhje të drejtpërdrejtë në emisionin ‘’Ora e Betit’’ në Ora News foli për shkarkimet tek teatri ‘’Migjeni’’ ku u shpreh se problemi fillon me ardhjen e kryetarit të bashkisë, Benet Beci në 2023 dhe me centralizimin që i bëri institucioneve kryesore.
Barbullushi: Kam përshtypjen që problemi është shumë i thellë.
Problemi për mua është që me ardhjen e kësaj politike, të kryetarit të bashkisë në vitin 2023 sigurisht nuk kam qenë dakord me centralizimin që bën institucioneve kryesore në qytetin e Shkodrës.
Ç’do të thotë centralizim?
Do të thotë që hoqën drejtorët.
Hoqën autoritetet e institucioneve dhe kjo mendoj se është gabimi më i madh që morën përsipër bashkia me ato elementë që ka të drejtojë këto institucione ku dihet se kanë pasur një rregullsi dhe traditë të caktuar me zhvillimin e artit.
Mendoj se këtu fillon problemi.
