DOKUMENTET/ Nga Ajola Xoxa tek Erion Veliaj, SKEMA që lidh "MEG Albania"-n me inceneratorin e Tiranës

Fakte dhe detaje të rëndësishme po dalin në dritë pas hetimeve të thelluara që SPAK-u ka kryer për Ajola Xoxën dhe Erion Veliajn, çiftin e përfshirë në skema korruptive dhe pastrim parash.

CNA zbuloi dëshminë e shtetasit Erald Ismaili, i cili gjatë deklaratës së tij para hetuesve ka nxjerrë në pah “tentakulat” e Ajola Xoxës që e çojnë deri te landfilli i Sharrës. Këto nuk do të mundeshin kurrë në rast se Erion Veliaj do të ishte një qytetar i thjeshtë dhe jo deputet i Qarkut Gjirokastër apo kryebashkiak i Tiranës.

Erald Ismaili ka shpjeguar se “MEG Albania”, kompani që operonte në fushën e riciklimit dhe mbetjeve, i ishte referuar nga bashkëshortja e kryebashkiakut Veliaj, Ajola Xoxa, dhe Klotilda Bushka.

DOKUMENTET/ Nga Ajola Xoxa tek Erion Veliaj, SKEMA që lidh "MEG
Deklarimi i Erald Ismailit në SPAK

Sipas deklarimeve të Erald Ismailit, Vladimir Fezga, i cili ishte dhe pronari i “MEG Albania”, kompani që vinte nga zona elektorale e Veliajt, kishte shkuar në zyrën e Ajola Xoxës për të hapur biznes në as më pak e as më shumë se në landfillin e Sharrës.

Fezga kishte shkuar në zyrën e Ajolës për të marrë leje mjedisore të tipit B.

Ai kishte përgatitur dokumentacionin, kishte siguruar ekspertin për Vlerësimin e Ndikimit në Mjedis dhe kishte bërë aplikimin në Agjencinë Kombëtare të Mjedisit.

Pas marrjes së lejes, ai mbante mend se aktiviteti i shoqërisë “MEG Albania” kishte filluar, por nuk kishte informacion se sa kishte vazhduar.

“Për rastin e shoqërisë ‘MEG Albania’, Erald Ismaili shpjegoi se kjo kompani i ishte referuar nga Ajola dhe Klotilda.

Klienti Vladimir Fezga kishte ardhur në zyrën e Ajolës për të hapur biznes në landfillin e Sharrës dhe për të marrë leje mjedisore të tipit B. Ai kishte përgatitur dokumentacionin, kishte siguruar ekspertin për Vlerësimin e Ndikimit në Mjedis dhe kishte bërë aplikimin në Agjencinë Kombëtare të Mjedisit. Pas marrjes së lejes, ai mbante mend se aktiviteti i shoqërisë ‘MEG Albania’ kishte filluar, por nuk kishte informacion se sa kishte vazhduar”, thuhet në vendimin e SPAK-ut.

Si u përfshi Ajola Xoxa në landfillin e Sharrës pas vrasjes së Ardit Gjoklajt?

Në landfillin e Sharrës regjistrohet vrasja nga pakujdesia e Ardit Gjoklajt që u mbajt e fshehtë dhe u mohua publikisht në media nga zyrtarët e Bashkisë Tiranë.

Në 7 gusht 2016, u gjet i pajetë trupi i 17-vjeçarit. Ardit Gjoklaj ishte punësuar në impiantin e seleksionimit të mbetjeve të kompanisë ‘3R’ sh.p.k. në Sharrë, ndërsa familjarët rrëfenin se 17-vjeçari po punonte për të siguruar paratë për librat dhe shkollën.

Pa u mbyllur ende plaga që ende rrjedh gjak e vrasjes së Ardit Gjoklajt, në vitin 2017 në Qendrën Kombëtare të Biznesit, shoqëria “MEG Albania”, me pronar Vladimir Fezgën, regjistron adresën dytësore në landfillin e Sharrës.

Shoqëria “MEG Albania” u pajis me leje mjedisi për të kryer riciklimin e mbetjeve urbane në landfillin e Sharrës, vetëm dy muaj pasi kjo kompani kishte nisur punën.

Vladimir Fezga dhe kompania e tij “Meg Albania”, përfituan nga Veliaj kontratën për riciklimin e mbetjeve në Sharrë.

Ku del Ajola Xoxa?

Ajola Xoxa asistonte kompaninë “Meg Albania”, përgatiti dokumentet për kompaninë që të merrte biznesin e mbetjeve në landfillin e Sharrës, vetëm pak muaj pas vrasjes së Ardit Gjoklajt, në kohën kur kryetar i Bashkisë Tiranë ishte bashkëshorti i saj, Erion Veliaj.

Në deklaratën e tij shtetasi Erald Ismaili e ka shprehur qartë që ai ishte vetëm një emër formal dhe të gjitha veprimet bëheshin nga Ajola Xoxa.

SKEMA, hallka nga “MEG Albania” te kompania e inceneratorit të Tiranës.

Pas kompanisë “MEG Albania” është krijuar kompania “ECO Tirana” dhe “ECO Recycling”.

Tashmë Vladimir Fezga, që menaxhonte impiantin e riciklimit në Sharrë pas vrasjes së Ardit Gjoklajt, do të ishte edhe në shoqërinë “ECO Recycling”.

Në vitin 2017 firmoset kontrata koncesionare për trajtimin e mbetjeve dhe ndërtimin e inceneratorit në Qarkun e Tiranës për 30 vite.

Kontrata u bë efektive në 2018 dhe “Integrated Energy BV SPV” mori në dorëzim të gjithë landfillin e Sharrës dhe Vladimir Fezga u bë i panevojshëm.

Për këtë arsye “MEG Albania” mbylli adresën dytësore në Sharrë dhe shiti aksionet që zotëronte në kompaninë “ECO Recycling”.

Aksionet e “MEG Albania” i bleu kompania e inceneratorit të Tiranës “Integrated Energy BV SPV”.

DOKUMENTET/ Nga Ajola Xoxa tek Erion Veliaj, SKEMA që lidh "MEG
Meg Albania
DOKUMENTET/ Nga Ajola Xoxa tek Erion Veliaj, SKEMA që lidh "MEG
Meg Albania
DOKUMENTET/ Nga Ajola Xoxa tek Erion Veliaj, SKEMA që lidh "MEG
Meg Albania
DOKUMENTET/ Nga Ajola Xoxa tek Erion Veliaj, SKEMA që lidh "MEG
Meg Albania, te dhenat

Ajola Xoxa, bashkëshortja e Erion Veliajt, në detyrë kryebashkiak i Tiranës, shfaqen qartë në asistencën e një kompanie për t’u futur në landfillin e Sharrës dhe më pas për t’i shitur aksionet te kompanitë e Klodian Zotos dhe Mirel Mërtirit.

Dhe sërish gjithçka kalon në skemat e kompanive të Ajola Xoxës që “shkëlqyen” me ardhjen e Erion Veliajt në pushtet.

Skema shkon nga Ajola tek Erioni, në zonën e tij elektorale, më pas në Bashkinë e Tiranës te landfilli i Sharrës për të përfunduar te grupi i strukturuar kriminal i inceneratorit të Tiranës që nuk ekziston.

Më poshtë, CNA sjell dhe skemën, e cila tregon qartë zinxhirin e krijuar.

DOKUMENTET/ Nga Ajola Xoxa tek Erion Veliaj, SKEMA që lidh "MEG
Skema, nga Meg Albania te kompania e inceneratorit

Pra, ashtu siç e pasqyruam më lart, kjo është hallka që çon direkt apo indirekt Ajola Xoxën te landfilli i Sharrës, pasi ka asistuar kompaninë “MEG Albania”, si dhe ka përgatitur dokumentet që ajo të ishte kompania që do të merrej me mbetjet në landfillin e Sharrës.

Kjo kompani më pas përfundoi në duart e njerëzve të inceneratorëve, Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri, të shpallur në kërkim ndërkombëtar, të cilësuar si grup i strukturuar kriminal, si dhe të dënuar për një nga skemat më korruptive të më shumë se 30 viteve të fundit./ Marrë nga CNA.al