Efekti shkatërrues i “reels”-ve në tru, Mërtenika zbulon ndikimin videove të shkurtra në rrjetet sociale: Jo e gjitha është për keq
Studimet dhe vëzhgimet më të fundit nga ekspertët e shëndetit mendor dhe neuroshkencës paralajmërojnë se konsumimi i përmbajtjes së shkurtër video — si TikTok, Instagram Reels dhe YouTube Shorts — mund të jetë deri në pesë herë më i dëmshëm për funksionin e trurit sesa konsumi i alkoolit.
Efektet kryesore prekin vëmendjen, rregullimin e dopaminës dhe funksionin njohës, duke çuar deri te fenomeni i njohur si “TikTok Brain”.
Për të kuptuar më shumë se çfarë ndodh me trurin tonë kur përballemi me këto pamje, i ftuar në një intervistë në “Ora Neës” ishte inxhinieri Biomjekësor, Ermand Mërtenika.
“KY zhvillim masiv i teknologjisë dhe i përdorimit të rrjeteve sociale natyrisht që po ndikon në aspektet psikologjike dhe priko-neurotike të qytetarëve.
Ajo që mendoj më shumë është një ndikim negativ tek brezi i ri, i fëmijëve dhe i të rriturve të moshës së mesme, të cilët janë prezentë me video të ndryshme, janë prezentë me smartfonët, shikojnë një botë të gjerë, pasi zhvillimi i teknologjisë ka bërë që botën ta kemi në dorën tonë, përmes një aparature si celular apo smartfonë.
Por ajo që mendoj është se gjithë ky informacion që vjen në telefonin tonë nga efekte të ndryshme, ku natyrisht që ka dhe efekte pozitive, pasi marrim informacionet më të fundit, mësojmë dhe përshtatemi me të dhënat më të fundit.
Ndikojnë pozitivisht në zgjerimin e kapacitetit të mendjes.
Por deri diku ndikojnë dhe në aspektin negativ në tru. Pasi në video të vogla kemi mesazhe të ndryshme që gjenerojnë një sërë konceptesh negative”, u shpreh ndër të tjera inxhinieri Biomjekësor, Ermand Mërtenika.
NDIQNI INTERVISTËN E PLOTË ME INXHINIERIN BIOMJEKËSOR, ERMAND MËRTENIKA

