Historia e veçantë e babait që bëri tatuazh të njëjtë me shenjën e operacionit në tru të birit të tij!
Kur Gabriel Marshall, një djalë 8-vjeçar, filloi të ndihej në siklet për shkak të plagës që i kishte mbetur pas operacionit për tumor në tru, babai i tij, Josh Marshall, gjeti një mënyrë të fuqishme për ta mbështetur, duke bërë një tatuazh identik me shenjën e Gabrielit në kokën e tij.
Gabriel u diagnostikua me astrocitomë anaplastike në vitin 2015 dhe operacionet për heqjen e tumorit e lanë tullac dhe me një shenjën të dukshme.
“Ai ndihej si një përbindësh,” tha Marshall, ndaj vendosi të bëjë të njëjtën shenjë, duke i thënë të birit: “Nëse njerëzit duan të të shikojnë, le të na shikojnë të dyve.”
Ky gjest fitoi shpejt vëmendje pasi Marshall dërgoi një foto të tyre në konkursin #BestBaldDad të organizatës St. Baldrick Foundation. Fotoja e tyre zuri vendin e parë me mbi 5,000 vota dhe u bë virale.
“Është e mahnitshme,” tha Marshall për mbështetjen e marrë.
“Jam i lumtur që mund të ndihmoj për të rritur ndërgjegjësimin për kancerin tek fëmijët.”

