Garda Mbretërore Britanike luan ”Paranoid” të Ozzy Osbourne

Grupi ”Coldstream Guards” performoi këngën ikonike të ”Black Sabbath”, “Paranoid”, gjatë ndërrimit të gardës në Buckingham Palace duke i bërë një homazh të fundit muzikor legjendës së heavy metal-it Ozzy Osbourne, i cili vdiq më 22 korrik në moshën 76-vjeçare.

Garda Mbretërore Britanike luan ”Paranoid” të Ozzy

Funerali publik u mbajt dje në vendlindjen e tij, Birmingham, ku morën pjesë mijëra njerëz.

Videoja e ushtarëve duke luajtur me mjeshtëri këngën, që është bërë pjesë e historisë së rock-ut, u bë menjëherë virale duke fituar popullaritet të gjerë në median sociale, aq më tepër duke pasur parasysh se homazhi për vokalistin e ”Black Sabbath” erdhi nga Garda  Mbretërore, në një ditë me shumë turistë në Londër.

Garda Mbretërore Britanike luan ”Paranoid” të Ozzy

Pas procesionit të funeralit të djeshëm, një funeral privat do të mbahet sot në një kishë në Gerrards Cross, Buckinghamshire, pranë shtëpisë së Osbourne.

Të pranishëm do të jenë familjarë dhe miq, anëtarët e tjerë të ”Black Sabbath”, Tony Iommi, Geezer Butler dhe Bill Ward, të cilët performuan me Ozzy-n për herë të fundit në një koncert lamtumire në Birmingham më 5 korrik, dhe disa yje të muzikës, përfshirë Elton John, James Hetfield të ”Metallica”-s dhe këngëtarin britanik Yungblud.