Njihuni me qendrën shëndetësore të trajtimit të qenve dhe maceve sipas standardeve bashkëkohore

Emisioni “Drejt” në televizionin “Ora News” erdhi ndryshe këtë të enjte për publikun nga moderatori Luan Rama, i cili vendosi që të lërë studion e emisionit për të zhvilluar një vizitë në Institutin e Përgatitjes së Qenve të Policisë së Shtetit!

Dhe vizita ishte me kast, pasi për pak ditë ky institut do të kremtojë 75-vjetorin e themelimit të tij.

Pas vizitës dhe bisedës me Petrit Bushatin shefin e Stërvitjes dhe Trajtimit në Institutin e Përgatitjes së Qenve të Policisë së Shtetit, i cili na sqaroi dhe ritualin e trajtimit të qenve specialë të Shtetit Shqiptar, kamera e "Ora News" doli përballë kësaj godine. 

Në këtë puntatë speciale kushtuar kafshëve, Luan Rama vizitoi edhe qendrën shëndetësore të trajtimit të qenve dhe maceve "Pets & Partners Albania, International Pet Hospital Tirana", një spital i imrëfilltë për katërputroshët e konceptuar sipas standardeve bashkëkohore.

NDIQNI EMISIONIN E PLOTË “DREJT” NË “ORA NEWS”