Miratohen shpronësime në Dimal për projektin e rrugës së Konizbaltës

Qeveria miratoi sot shpronësimin, për interes publik, të pronarëve të pasurive të paluajtshme, pronë private, që preken nga realizimi i projektit “Rikonstruksion i rrugës kthesa e Pashallisë-Konizbaltë deri në Konizbaltë”, Bashkia Dimal.

Shpronësimi bëhet në favor të Bashkisë Dimal.

Pronarët e pasurive të paluajtshme, pronë private, që shpronësohen, kompensohen në vlerë të plotë, për pasuritë e llojit “arë”, me një vlerë të përgjithshme prej 489 372.10 (katërqind e tetëdhjetë e nëntë mijë e treqind e shtatëdhjetë e dy pikë dhjetë) lekësh.

Shpronësimi fillon menjëherë pas botimit të këtij vendimi në “Fletoren zyrtare”.

Pronarët e pasurive të paluajtshme, pronë private, kompensohen, për efekt shpronësimi, pasi të kenë paraqitur dokumentacionin justifikues për likuidim pranë Bashkisë Dimal.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.