“Edhe Elbasani po rimerr frymë”- Rama publikon fotot: Së shpejti konsultimi për Projekt-Rregulloren Kombëtare të Hapësirës Publike
Nga OraNews Përditësimi i fundit 31 Korrik 2025, 11:36
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar sot se Elbasani është në rrugën e transformimit urban dhe po “rimerr frymë”, teksa publikon fotot nga lirimi i hapësirave publike.
“Së shpejti do të nisë konsultimi me komunitetet dhe sipërmarrësit e vegjël për ‘Projekt-Rregulloren Kombëtare të Hapësirës Publike’,” bëri me dije Rama.
