Trajtim financiar për punonjësit e policisë që punojnë në ambasadat jashtë vendit, ja çfarë përfitojnë ata sipas VKM-së

Punonjësit e policisë së shtetit të cilët caktohen me detyrë si oficerë ndërlidhës jashtë vendit, do të trajtohen financiarisht nga buxheti i shtetit i caktuar për Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit.

Në vendimin e sotëm, gjatë mbledhjes së qeverisë, thuhet se trajtimi financiar përfshin shpenzimet publicitare në interes të Policisë së Shtetit, udhëtimet dhe dietat jashtë vendit pritës, kur këto kryhen në interes të Policisë së Shtetit, udhëtimet dhe dieta, brenda vendit pritës.

Do tu paguhen shpenzimet për përmbushjen e detyrimeve protokollare për pritjen e partnerëve zyrtarë, ceremonitë zyrtare të karakterit policor dhe pritje të personelit policor të nivelit të lartë në vendin pritës, shpenzimet për mbështetjen e veprimtarive, veçanërisht të rëndësishme, të studentëve të policisë shqiptare në vendet përkatëse, Uniformën.

Gjithashtu, qeveria shqiptare do të mbulojë dhe shpenzimet për qiranë e apartamentit, mirëmbajtjen e tij dhe të ambienteve të përbashkëta për ngrohje, gaz, energji elektrike dhe ujë, pajisje shtëpiake, siguracionin, mirëmbajtje, riparim defekti dhe shërbimi karrotrec, karburant, parkim, regjistrim dhe kontrollet periodike në vendin pritës të automjetit, komisionet bankare, Internetin dhe telefoninë fikse e të lëvizshme.

Po ashtu do tu paguhen shpenzimet për zyrë, mobilje e pajisje zyre dhe kancelari, Transportin e oficerit ndërlidhës dhe familjarëve të tij nga Shqipëria në kohën e emërimit, si dhe shpenzimet e transportit nga vendi i emërimit për në Shqipëri, kur ata mbarojnë detyrën, Transportin e sendeve personale në momentin e emërimit dhe kthimit në atdhe.

Transporti i sendeve dhe orendive personale bëhet me miratimin e drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, deri në masën 7,4 m3 për anëtar familjeje, pa kaluar limitin e 30 m3 për çdo familje. Prokurimi i fondeve për mbulimin e këtyre shpenzimeve i nënshtrohet legjislacionit në fuqi;

Sigurimin e jetës së oficerit ndërlidhës, që shërben në përfaqësitë diplomatike të Republikës së Shqipërisë dhe në organizatat ndërkombëtare jashtë vendit dhe të familjarëve të tyre, në rastet kur vendi pritës konsiderohet vend me rrezikshmëri të lartë. Sigurimi i jetës do të paguhet për sa kohë vazhdon situata e rrezikshmërisë së lartë. Prokurimi i fondeve për mbulimin e këtyre shpenzimeve i nënshtrohet legjislacionit në fuqi. Rrezikshmëri e lartë, për efekt sigurimi, sipas këtij vendimi, konsiderohen situatat, kur në shtetin pritës shpallet gjendja e luftës ose e jashtëzakonshme; në shtetin pritës mbizotërojnë situata të përkeqësuara të sigurisë dhe të rendit publik, të cilat vlerësohen të rrezikshme për jetën. Sigurimin e shëndetit gjatë udhëtimit.

TRAJTIMIN FINANCIAR DHE EKONOMIK TË PUNONJËSVE   TË POLICISË SË SHTETIT, TË CAKTUAR NË DETYRË SI OFICERË NDËRLIDHËS JASHTË VENDIT

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 8, të nenit 130, të                               ligjit nr.82/2024, “Për Policinë e Shtetit”, me propozimin e ministrit të Brendshëm,  Këshilli i Ministrave

ç) Në rast se bashkëshorti/ja që shoqëron oficerin ndërlidhës punësohet në shtetin pritës, oficeri ndërlidhës njofton titullarin për këtë punësim;

iii. Për rastet kur në shtetin pritës, gjuha e shkollimit në shkollat publike nuk është anglishtja, frëngjishtja, italishtja, gjermanishtja, spanjishtja, shkollimi i fëmijës të oficerit ndërlidhës mund të bëhet në shkolla private të licencuara dhe me miratimin e drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit mbulohet tarifa për shkollimin për çdo fëmijë deri në masën                 2 500 (dy mijë e pesëqind) euro në vit;

iii. bashkëshorti/ja nuk shoqëron oficerin ndërlidhës për më shumë se tre muaj rresht në detyrë.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare” dhe i shtrin efektet nga data 1 janar 2026.