Ngërçi politik në Kosovë/ Bytyçi: Mos zgjedhja e kryetares së parlamentit, pasojë e bllokadës së opozitës

Analisti, Enver Bytyçi në një intervistë në Ora News u shpreh se opozita po bëhet pengesë për zgjidhjen e situatës politike në Kosovë.

Bytyçi: Kosova është vërtet në një ngërç politik.

Nuk do ta quaja krizë poltike.

Është në një ngërç politik institucional për shkak të mospajtimeve midis opozitës dhe mazhorancës për të konstituar parlamentin dhe për të zgjedhur drejtuesit e tij.

Ai vendim i Gjykatës Kushtetuese të vitit 2014 përcakton se të gjitha partitë politike që përfaqësohen në parlament janë të detyruar të votojnë përfaqësuesin që propozojnë këto parti në kryesinë e Kuvendit.

Dhe përcakton qartë se partia fituese ka të drejtën të propozojë kryetarin e parlamentit.

Mos zgjedhja e kryetares së parlamentit, Albulena Haxhiu është pasojë e bllokadës së opozitës.