Pauza deri më 8 gusht/ Veliu: Presim nga Gjykata Kushtetuese zgjidhje të ngërçit politik në Kosovë
Në një lidhje të drejtpërdrejtë për "Ora News", analisti Lulzim Veliu komentoi vendimin e fundit të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, duke theksuar pasigurinë kushtetuese që ka krijuar ky zhvillim dhe pritjen për një vendim tjetër për mënyrën e konstituimit të Kuvendit deri më 8 gusht.
"Sipas vendimit të fundit të Gjykatës Kushttuese, deputetët e Kuvendit të Republikës së Kosovës nuk kanë asnjë të drejtë për të tentuar mbajtjen e seancës për konstituimin e kuvendit dhe kjo është e përcaktuar me një afat kohor deri më datë 8 gusht dhe deri në atë ditë pritet një vendim i dytë i Gjykatës Kushtetuese e cila do të udhëzoj sesi do të veprohet në të ardhmen.
Pas të gjitha gjasave do të kemi tentativa të reja për mbajtjen apo konstituimin, mirëpo për momentin, pas këtij vendimi të Gjykatës Kushtetuese jemi në një fushë të panjohur deri më tani në republikën e Kosovës dhe nuk e dimë se cili do të jetë vendimi i ardhshëm i Gjykatës Kushtetuese", u shpreh Veliu.
