Kontrolle në burgun e Dubravës, zbulohen qese me lëndë n*rkotike dhe 5 telefona
Nga OraNews Përditësimi i fundit 30 Korrik 2025, 14:49
Autoritetet në Kosovë kanë zhvilluar një aksion kundër futjes së lëndëve narkotike në burgun e Dubravës.
Shërbimi Korrektues i Kosovës përmes një postimi në "Facebook" ka bërë me dije se janë zbuluar pesë qese të zeza dhe të mbështjella.
Brenda qeseve janë gjetur lëndë narkotike me peshë prej 98 gramësh. Gjithashtu janë gjetur pesë telefona të "Samsung".
Ky operacion është rezultat i bashkëpunimit të ngushtë ndërmjet Njësisë së Inteligjencës, Departamentit të Sigurisë së QK Dubravë dhe zyrtarëve përgjegjës të sigurisë.

