Dumani, akuza Avokatit të Shtetit për humbjen e gjyqit në Strasburg
Kreu i SPAK, Altin Dumani tha sot se lidhur me vendimet e gjykates kushtetuese qe kane konstatuar problematika dhe shkelje ligjore nuk i komenton ato.
“Ne nuk komentojmë, jemi te detyruar ti zbatojmë”, tha ai.
Dumani komentoi vendimin e gjykatës së Strasburgut për rastin “Gellçi” duke thënë se ka patur deformim të të dhënave nga Avokatura e Shtetit.
“Në Strasburg, Avokatura e Shtetit nuk na vuri në dijeni, mungesë e theksuar koordinimi, duke na ulur mundësinë të mbrojmë vendimmarrjet tona.
Avokatura e Shtetit nuk na njoftoi, është ajo që përfaqësohet, në Strasburg kanë shkuar të dhëna të pasakta.
Thoma Gëllci është arrestuar, ndërkohë që në Strasburg ka shkuar informacioni sikur është vetëdorëzuar”, u justifikua Dumani pa u zgjeruar më tej nëse ndaj Avokaturës së Shtetit po hetohen arsyet e deformimit.

