Dhoma e Avokatisë Berat kundër miratimit të draft-kodit të Ri Penal: Rrezikohen profesionet e lira dhe liria e Avokatëve

Dhoma e Avokatisë Berat ka shprehur sot kundërshtimin e saj të fortë ndaj Draft-Kodit të ri Penal që po shqyrtohet në Kuvend.

Sekretari i saj, Av. Erion Ismailaj, paralajmëroi se ky ligj rrezikon seriozisht profesionet e lira, përfshirë avokatët, kontabilistët dhe përkthyesit, duke kriminalizuar pagesat profesionale dhe goditur pavarësinë e tyre.

Ai theksoi se kodi është hartuar pa konsultim dhe përmban dispozita të paqarta që mund të kthehen në përgjegjësi penale për gabime teknike. Drafti, sipas tij, mund të minojë shtetin e së drejtës dhe liritë e qytetarëve nëse miratohet në formën aktuale.