EMRAT/ Zjarret dogjën 18 banesa në Delvinë, vihen nën hetim 3 persona
Nga OraNews Përditësimi i fundit 30 Korrik 2025, 13:52
Zjarret në disa fshatra të Delvinës kanë lënë pas pasoja të shumta ndër të cilat edhe djegia e 18 banesava dhe një kishë të vjetër. Në lidhje me këto zjarre janë vënë në hetim 3 persona.
Sipas policisë tre personat më datë 24 korrik kanë ndezur zjarr rreth 02:00 të mëngjesit ndezën zjarr në një zonë të pyllëzuar në Kalasë. Personat janë identifikuar si 56-vjeçari Alfred Muçi, 60-vjeçari Dilaver Guga dhe 34-vjeçari Serjan Çepe.
Të dyshuarit po hetohen për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr, me pasoja të rënda për jetën dhe shëndetin e njerëzve”. Përveç djegies së banesava janë djegur edhe rreth 20 000 rrënjë ullinj dhe 200 koshere me bletë.
