Çela: Sistemi i drejtësisë po kalon moment të vështirë, sidomos Prokuroria

Ditën e sotme është zhvilluar ceremonia e betimit të 26 prokurorëve të rinj.

Prokurori i Përgjithshëm Olsian Çela, në fjalën e tij iu drejtua prokurorëve të rinj, ku u tha se tashmë duhet të kenë një qasje tjetër nga ajo që kishin në shkollën e Magjistraturës apo Fakultetin Juridik.

Ai u shpreh se sistemi i drejtësisë po kalon një moment të vështirë, sidomos Prokuroria.

“Ajo që kërkoj nga ju është të shikoni veten si pjesë e një skuadre të madhe. Dhe të keni një qasje tjetër nga ajo që keni pasur në shkollën e Magjistraturës apo faktulteti juridik.

Nga nesër ose pasnesër do përballeni me shumë përgjegjësi. Sistemi i drejtësisë, sidomos Prokuroria po kalon një moment të vështirë. Mendoj se me entuziazmin dhe ndihmën e mbeshtetjen e përgjegjësve tuaj apo Prokuroria e Përgjithshme dhe KLP, do t’ju bëjë të keni sukses.”, u shpreh Çela.