EMRAT/ Furgoni aksidentohet me një makinë në Borsh, ndërrojnë jetë dy persona, dy të tjerë të lënduar

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar rreth orës 14:00 të kësaj të mërkure përgjatë rrugës që të nxjerr në bregdetin e fshatit Borsh.

Në ngjarje janë përfshirë dy automjete, një furgon që transportonte peshk, ku udhëtonin një çift bashkëshortësh, Kujtim Mehmeti, 62 vjeç dhe gruaja 54 vjeçe. Për shkak të përplasjes së fortë, të dy humbën jetën në vendin e ngjarjes.

Drejtuesi i foristradës shtetasi Myfit Qejvani dhe pasagjeri janë transportuar me ambulancë për ndihmë mjekësore në spitalin e Sarandës. Në vendngjarje ndodhen forca te shumta policie.