Ngërçi në Kuvendin e Kosovës/ Ramabaja: Kemi të bëjmë me një krizë morale dhe politike
Nga Katerina Hysenllari Përditësimi i fundit 28 Korrik 2025, 19:33
Analisti, Sadri Ramabaja në një intervistë në Ora News u shpreh për ngërçin poltiik në Kosovë se kemi të bëjmë me një krizë morale dhe politike.
Ramabaja: Kemi të bëjmë me një krizë, krizë edhe morale edhe politike bashkë.
Këtë krizë morale dhe politike e kanë prodhuar këta 120 deputetë.
Respektivisht drejtuesit e tyre që nuk ishin në gjendje që të prevalojnë interesin kombëtar mbi atë personal.
Këto ditë dëshmuan se ka dështuar njëra prej shtyllave të Republikës, siç është Parlamenti.
Por për fatin e mirë nuk bëhet fjalë për dështim të shtyllave të tjera funksionale të Republikës.
