Më pak aksidente në qershor/ INSTAT: E hëna dhe e mërkura ditët më të vështira

Numri i aksidenteve ka rënë në muajin qershor duke shënuar edhe më pak viktima dhe të lënduar.

Sipas INSTAT e hëna dhe e mërkuara ka më shumë ngjarje në rrugë si dhe mbrëmja nga ora 19 deri në mesnatë.

Qershori shënon një nga muajt me më pak aksidente në vend dhe me një numër më të ulët të udhëtarëve që kanë humbur jetën apo dhe që janë dëmtuar.

Instat raporton 107 ngjarje rrugore me 7 viktima dhe 140 persona, nga 21 viktima që ishin një muaj më parë.

Sipas të dhënave në 92 për qind të rasteve shkaktarë kanë qenë drejtuesit e mjeteve ku gati një e katërta i përkasin grup moshës 25 dhe 34 vjeçarë.

Dita e hënë dhe ora 19 deri në 24 kanë shënuar numrin më të lartë të përplasjeve në rrugë, të ndjekur më pas nga e mërkura dhe ora 14 me 17

Për shkak dhe të rritjes të fluksit të pushuesve dhe rritjes së turistëve policia ka zbritur në akset rrugore duke ushtruar më shumë kontrolle, ku në vëmendje ka qenë shpejtësia e lartë, parakalimet e gabuara apo dhe shkelje të tjera.

Për këtë qëllim monitorimet nga terreni po ndihmohen me drone dhe makinat me paisje inteligjente duke parandaluar aksidentet.

Megjithatë kjo nuk ka shmangur aksidentet e rënda në muajin korrik.