VIDEO/ U kap në flagrancë në banesën ku kishte hyrë për të vjedhur, vihet në pranga 43-vjeçari.

Një 43-vjeçar është arrestuar në flagrancë nga Policia e Lushnjës, pasi u kap duke tentuar të vidhte në një banesë në qytet.

Sipas njoftimit zyrtar, menjëherë pas marrjes së informacionit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Lushnjë organizuan veprimet dhe ndërhynë në adresën e raportuar, ku bënë të mundur kapjen dhe ndalimin e autorit, shtetasit J. P., 43 vjeç.

Policia njofton se vijojnë hetimet për të zbardhur nëse ky shtetas është i përfshirë edhe në vjedhje të tjera të ndodhura më herët në zonë.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Fier për veprime të mëtejshme ligjore.