VIDEO/ Betejë me flakët në 15 zona të vendit, ministri Vengu thotë se është në terren
Teksa publikon pamjet nga operacionet nga ajri në betejën kundër zjarreve në vend, ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu thotë se:
“Forcat e Armatosura, strukturat e AKMC dhe të emergjencave civile vendore vijojnë të jenë në terren dhe në operacione nga ajri për përballimin e vatrave aktive.
Të angazhuar sot me 953 forca, 56 mjete zjarrfikëse, 4 helikopterë dhe në mbështetje një avion Canadair italian”.
OPERACIONET PO ZHVILLOHEN NË KËTO ZONA:
???? Parku Kombëtar i Lurës – Dibër
???? Zall Gjoçaj – Mat
???? Qafë Buall – Bulqizë / Plan i Bardhë – Klos
???? Kalasë – Delvinë
???? Markat – Konispol
???? Piqeras & Sasaj – Himarë
???? Fang & Kulme – Rrëshen
???? Dishnicë – Korçë
???? Parku i Prespës – Pustec
???? Fushëbardhë & Skërficë – Gjirokastër
???? Dragobi – Tropojë
???? Mali i Shkëlzenit – Tropojë
???? Shëngjergj – Tiranë
???? Kuç – Vorë / Shetel – Shijak
???? Bjeshka e Rahovicës – Malësi e Madhe.
