Goditja e kamarierit nga punonjësi i policisë në Vlorë, Berisha: Akt dhune dhe krimi...
Lideri i opozitës Sali Berisha ka reaguar me një shënim në faqen e tij në facebook pas dhunës së një oficeri policie ndaj një kamerieri në qytetin e Vlorës.
“Dënoj me forcën më të madhe këtë dhunë të shëmtuar ndaj të riut në shërbim”, shkruan Berisha në postimin e tij.
Mesazhi:
Akt dhune dhe krimi! Ish-shefi i krimeve në Vlorë godet kamarierin 17 - vjeçar për fajin e vetëm se ju solli një shishe uji tepër! Dënoj me forcën më të madhe këtë dhunë të shëmtuar ndaj të riut në shërbim. [????] Shikoni videon dhe lexoni mesazhin e qytetarit digjital. Doktor Një super skandal ka ndodhur në Vlorë mbrëmë, është dhunuar kamarieri 17 vjeçar për 1 shishe ujë më tepër që çoi në tavolinë. Ardian Isufi, ish shefi i qarkullimit Vlorë se bashku me Laert Bimon, një person me rekorde të rënda kriminale kanë dhunuar kamarierin për shkak se ai ju dha një bidon me shumë me ujë. Ngjarja skandaloze e kryer nga njerëz skandalozë dhe kriminelë ka ndodhur mes turistëve dhe klientëve. Kjo ngjarje është një kambanë alarmi për të gjithë, në momentin që kur Krimi dhe uniforma e shtetit ndajnë tavolinën bashke!
