82 vite nga Konferenca e Mukjes, studiuesit të shqetësuar për nivelin e politikës sot

Përfaqësues të partive konservatore në shqipëri u bënë bashkë në një tryezë ku diskutuan mbi konferencën e mukjes së zhvilluar 82 vite më parë. 

Gjatë diskutimeve u theksua diferenca mes të zgjedhurve në vitet e fundit dhe intelektualëve të kohës.

“Shikoni një foto të deputetëve të vitit 1925. Shikoni një fotografo të deputetëve që do të fillojnë në 2025. 100 vite, çfarë rrezatojnë këto deputetë që do të ulen si përfaqësues të popullit?"

Kujtim Gjuzi ndër të tjera dënoi ndarjen që u bë pas konferencës së mukjes dhe theksoi rolin e simpoziumit

“Sikurse e dime Kuvendi I Mukjes është një kuvend I tradhëtuar dhe siç u diskutua në këtë takim akademikësh, politikanësh, qytetarësh edhe familjarësh të kuvendkt të Mukjes. Aty u tha se konsiderohet si një konferencë mjaft e rëndësishme për të ruajtuar bashkimin e trojeve shqiptare.”

Gjatë diskutimeve pjesëmarrësit theksuan dhe sjelljen e politikanëve në proceset zgjedhore por dhe vendimmarrjen.