Lushnje/ Tentoi të vidhte sende me vlerë brenda Kishës, arrestohet 48-vjeçari

Një 48-vjeçar është arrestuar Policia e Lushnjës, pasi tentoi të vidhte sende me vlerë në një Kishë.

Përmes një njoftimi, Policia bën të ditur se arrestimi i tij u bë në flagrancë, pasi u konstatua brenda ambienteve të Kishës Katolike.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Lushnjë gjatë patrullimit në territor, gjatë mbrëmjes së djeshme, në lagjen “Kongresi”, kanë konstatuar një shtetas në ambientet e Kishës Katolike duke vjedhur sende me vlerë.

Patrulla e Përgjithshme ka ndërhyrë menjëherë duke bërë të mundur kapjen dhe arrestimin në flagrancë të autorit të dyshuar, shtetasit B. B., 48 vjeç, banues në Lushnjë“, informoi policia,

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Fier, për veprime të mëtejshme