Shqipëria në sytë e një turisti/ Turku vlerëson bukuritë natyrore dhe mikpritjen shqiptare

Një turist nga Turqia ka ndarë përshtypjet e tij pozitive pas vizitës në Shqipëri, duke vlerësuar vendin tone dhe mikpritjen e ngrohtë. Ai theksoi ngjashmëritë mes dy vendeve, si në aspektin kulturor, ndërsa thotë se do ta rekomandojë vendin tonë si një destinacion turistik për tu vizituar nga çdokush.

Ky turist nga Turqia, gjatë vizitës së tij në Shqipëri, ka ndarë përshtypjet për bukuritë natyrore dhe mikpritjen që ka përjetuar nga shqiptarët.

 Ai shprehet se Shqipëria është një vend i bukur, me ngjashmëri të mëdha me Turqinë, jo vetëm në aspektin natyror, por edhe në lidhjet vëllazërore mes dy popujve.

"Le të vijnë në Shqipëri, ka vende të bukura. Unë e rekomandoj. Edhe shqiptarët duhet të vijnë në Turqi. Ne jemi vëllezër, vëllezër turko-shqiptarë."

Gjatë udhëtimit të tij në rajon, ai tregon se cilat vende ka viztituar ndërsa thotë se i pëlqen natyra dhe gjelbërimi këtu.

"E keni ruajtur natyrën. Pemët, gjelbërimi, qendra e qytetit –janë shumë të bukura."

Gjithashtu, ai është impresionuar nga zhvillimi i zonave të reja dhe trashëgimia historike që ka vendi ynë.

“Keni vende të ndryshme historike, dhe kjo më pëlqen shumë. Shqipëria është shumë e ngjashme me Turqinë.”

Turisti nga Ankaraja i cili ka ardhur në vendin tonë së bashku me bashkëshorten dhe dy fëmijët u shpreh se kjo eksperiencë ka qenë mjaft pozitive dhe se do ta rekomandojë Shqipërinë si një destinacion të bukur dhe mikpritës për çdo vizitor.