Trafik i rënduar në Fushë-Milot, mbyllja e urës së vjetër shkakton kaos
Nga OraNews Përditësimi i fundit 26 Korrik 2025, 16:47
Me mijëra qytetarë, përfshirë edhe shumë pushues nga Kosova, zgjodhën të udhëtonin drejt bregdetit duke kaluar nga ky aks, por përballja me trafikun e rënduar ishte e pashmangshme.
Situata më problematike u paraqit në nyjën ku Rruga e Kombit bashkohet me superstradën, aty ku fluksi i mjeteve u përqendrua dhe radha e automjeteve arriti në disa kilometra.
Mbyllja e urës së vjetër të Milotit një nyje e rëndësishme për qarkullimin drejt veriut ka sjellë pasoja të menjëhershme në qarkullimin kombëtar, duke e shndërruar një ditë pushimi në një stres të vërtetë për qytetarët.
