F1 – Sprint/ Në Spa triumfon Verstappen, ndjek Piastri, Leclerc jashtë podiumit
Max Verstappen është rikthyer te fitorja në Sprint Race duke triumfuar në garën e shkurtër të zhvilluar në Spa-Francorchamps. Piloti i Red Bull-it, i nisur nga vendi i dytë, kaloi në krye pas vetëm pesë kthesash duke parakaluar Oscar Piastrin në Les Combes dhe mbajti pozicionin deri në fund, pavarësisht presionit të madh nga australiani.
Piastri e nisi mirë nga "pole", por nuk mundi të rezistonte ndaj Verstappen. Pas tyre u rendit Lando Norris, që rikuperoi pozicionin ndaj Charles Leclerc në xhiron e katërt, duke e lënë pilotin e Ferrarit jashtë podiumit. Leclerc përfundoi i katërti, pas një gare në mbrojtje ndaj Esteban Ocon me Haas-in.
Një Sprint zhgënjyese për Lewis Hamilton, që e mbylli garën në vendin e 15-të, jashtë zonës së pikëve dhe me probleme teknike që rrezikojnë pjesëmarrjen në sesionet e ardhshme. Edhe Alpine dështoi, me Colapinto që u nis nga “pit lane” dhe Gaslyn që pati defekt hidraulik.
Carlos Sainz me Williams siguroi pikë, ndjekur nga Bearman (Haas) dhe Hadjar (Racing Bulls). Verstappen, i ndjekur nga Piastri dhe Norris, i dhuroi Red Bull-it një fitore të rëndësishme në mungesë të Christian Horner, duke i afruar më shumë kreut të renditjes dhe rritur pritshmëritë për garën kryesore të së dielës.
