Bashkia e Napolit propozon stadiumin “Maradona” për EURO 2032
Qyteti i Napolit, tashmë Kryeqytet Europian i Sportit për vitin 2026, synon të propozojë stadiumin Diego Armando Maradona për organizimin e EURO 2032=s.
Sipas një deklarate nga bashkia, për të përmbushur standardet e UEFA-s, stadiumi ka nevojë për përmirësime. Kryetari i bashkisë së Napolit, Gaetano Manfredi, ka hartuar një raport për rinovimin e stadiumit, me vlerë rreth 10 milionë euro.
Përveç përmirësimeve në efikasitetin e energjisë dhe sigurinë sizmike, përmirësimi do të përfshijë edhe rihapjen e nivelit të tretë me një rritje të kapacitetit deri në 10.000 vende shtesë.
Manfredi më pas kërkoi mbështetje financiare nga presidenti i Rajonit të Kampanjës, Vincenzo De Luca, për të përfunduar të gjithë projektin e rindërtimit.
Kërkesa që i është paraqitur Rajonit është të tërheqë 150 milionë euro nga programet që synojnë këto aktivitete. Qëllimi, përveç kandidaturës për Kampionatin Evropian 2032, është të fillohet një bashkëpunim i frytshëm për të rritur rezultatet pozitive, si sportive ashtu edhe josportive, për të gjithë rajonin.

