MERKATO E ÇMENDUR NË ANGLI/ Premier League po e kthen në sezonin më “të paharrueshëm” në histori

Merkatoja e kësaj vere në Premier League po rezulton një nga më të paharrueshmet në histori. Me afatin që mbyllet më 1 shtator, klubet angleze kanë shpenzuar tashmë shifra rekord, me shumë emra të mëdhenj që kanë ndërruar fanellë – dhe të tjerë që priten.

Liverpool, kampionë në fuqi të Anglisë, qëndron në vend të parë me rreth 316 milionë euro, duke përfshirë edhe transferimin e bujshëm të Florian Wirtz për një shifër potencialisht rekord për futbollin britanik me  135 milionë euro

Por saga s’ka mbaruar Liverpool po mban në vëzhgim Alexander Isak të Newcastle, për të cilin mund të ofrojë deri në 175 milionë paund – një lëvizje që do ta vendoste Liverpool-in në krye të listës historike për shpenzimet në një dritare merkatoje me mbi 450 milionë euro.

Ndërkohë, Arsenali është pranë transferimit të sulmuesit të Sporting, Victor Gyokeres, për 70 milionë euro. Londinezët kanë shpenzuar tashmë rreth 150 milionë euro milionë këtë verë, përfshirë Martin Zubimendi nga Real Sociedad dhe Noni Madueke nga Chelsea.

Chelsea, që përfundoi i katërti sezonin e kaluar, renditet i dyti për shpenzimet këtë verë me 212 milionë paund. Blerjet kryesore janë Joao Pedro nga Brighton, Jamie Gittens nga Dortmund dhe Liam Delap nga Ipswich.

Manchester City, fitues të vendit të tretë sezonin e kaluar, kanë shpenzuar rreth 127 milionë paund, duke marrë lojtarë si Tijjani Reijnders, Rayan Ait-Nouri dhe Rayan Cherki.

Ndërkaq, Manchester United, pas një sezoni katastrofik që i pa në vendin e 15-të, kanë shpenzuar 133.5 milionë paund, me përforcime si Bryan Mbeumo dhe Matheus Cunha.

Sipas të dhënave të Transfermarkt, klubet e Premier League kanë shpenzuar 1.87 miliardë euro që nga 1 qershori. Pjesa më e madhe e kësaj shifre vjen nga “Big Six” – Liverpool, Arsenal, Chelsea, City, United dhe Spurs.

Megjithatë, edhe me gjithë këto shifra marramendëse, eksperti i financave të futbollit Kieran Maguire thekson se, në raport me inflacionin futbollistik dhe të ardhurat në rritje të Premier League, Liverpool renditet vetëm i 48-ti në listën historike të shpenzimeve.