VIDEO/ Shpërndanin dr*gë në Tufinë, Kinostudio dhe Fresk, arrestohen 2 persona në Tiranë, u sekuestrohen mbi 1 kg "mall"
Nga OraNews Përditësimi i fundit 26 Korrik 2025, 12:29
Dy persona janë arrestuar në Tiranë pasi u kapën me një sasi prej 1.3 kilogramësh kokainë. Ata dyshohet se shpërndanin drogën në zonat e Tufinës, Kinostudios dhe Freskut.
Në rrugën “Myslym Keta”, u ndaluan shtetasit I. D., 58 vjeç (i dënuar më parë për krime ndaj jetës) dhe K. D., 26 vjeç, të afërm me njëri-tjetrin.
Gjatë kontrollit në automjet dhe në banesat e tyre, u gjetën dhe sekuestruan 1 kg e 300 gramë kokainë, dy celularë dhe një automjet.
Materialet iu referuan Prokurorisë së Tiranës, ndërsa vijojnë hetimet për persona të tjerë të përfshirë.
