EMRI/ Mori plagë duke shuar zjarrin në Kopaçez të Delvinës, niset me urgjencë Tiranës 42-vjeçari

Një tjetër i lënduar nga flakët e zjarrit që përfshiu disa fshatra të Delvinës, u nis mbrëmjen e së premtes drejt Tiranës për të marrë ndihmë të specializuar.

42-vjeçari Apostol Zhupa nga fshati Kopaçez, ishte në grupin e banorëve që përpiqeshin për të shuar zjarrin e rënë në fshat. Ai ka marrë shumë plagë djegieje, kryesisht në gjoks dhe shpatulla.

Pas ndihmës së parë në spitalin e Sarandës është nisur mbrëmjen e së premtes me ambulancë drejt Tiranës.