“PËRVËLOHET” SHQIPËRIA/ E shtuna shënon rritje të temperaturave deri në 43°C në disa qytete

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak njoftoi se sot vendi ynë do të jetë në ndikimin e kushteve atmosferike të qëndrueshme dhe të nxehta.

Moti parashikohet i kthjellët në pjesën më të madhe të territorit, ndërsa vranësirat do të jenë të pakta kalimtare në relievet malore në verilindje e juglindje.

Era do të fryjë me drejtim juglindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare 6 m/s, në bregdet dhe lugina hera-herës do të arrijë 7- 9 m/s.

Valëzimi në dete do të jetë i forcës 1-2 ballë.

Temperaturat parashikohen:

“PËRVËLOHET” SHQIPËRIA/ E shtuna shënon rritje

Ndërkaq Ministria e Mbrojtjes gjatë ditës së djeshme paralajmëroi rrezik të shtuar nga zjarret, pikërisht si shkak i temperaturave të larta të cilat kanë përfshirë vendin.

Ministria e Mbrojtjes njoftoi sot se në datën 26 korrik pritet rrezik maksimal për zjarre në të gjitha qarqet e vendit.

Sipas të dhënave të raportuara në Agjencinë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, IGJEUM dhe Qendrën e Koordinimit të Emergjencave Civile të BE-së (ERCC), në datën 26 korrik pritet rrezik maksimal për zjarre në të gjitha qarqet e vendit, bën të ditur MM.

“PËRVËLOHET” SHQIPËRIA/ E shtuna shënon rritje

MM thekson se, Komiteti i Mbrojtjes Civile ka kërkuar nga të gjitha institucionet që të rrisin gatishmërinë dhe bashkëpunimin ndërinstitucional, ndërsa qytetarët i ftojmë të tregojnë kujdes të shtuar, të mos ndezin zjarre në hapësira të hapura dhe të raportojnë çdo rast të dyshimtë tek autoritetet.