Kundërshtarët e mundshëm të Dinamos, Zira dhe Hajduk Split ndahen në barazim

Zira dhe Hajduk Split kanë luajtur sot bashkë ndeshjen e parë të vlefshme për turin e dytë të Ligës së Konferencës. Takimi mes dy skuadrave është mbyllur me barazim 1-1.

Për Zirën shënoi Konate në pjesën e parë. Barazimin e solli Kalik me golin e minutës së 68-të. Te Hajduk Split në pjesën e dytë u aktivizua edhe Ardion Pajaziti.

Kujtojmë se shorti i ka rezervuar këtij çifti fituesin e Dinamo-Atletik Eskaldes, për turin e tretë. Dinamo do e ketë nesër testin e tij në transfertë e Andorrës.