UDHA PA KRYE E KOSOVËS/ Prapaskenat "Kurti – Limaj", Isufi: Nesër Nisma do të vendosë për propozimin për koalicion
Deputetët 3 ditë afat për të mos e shkelur Kushtetutën! Kriza në Kosovë thellohet, pasi Kuvendi i 9 shkurtit dështoi edhe në seancën e 51 për t’u konstituuar.
Me vetëm 3 ditë nga afati i Kushtetueses, tensionet mes ligjvënësve po përshkallëzohen.
Ndërkaq presidentja Vjosa Osmani ka kërkon sqarime urgjente nga Gjykata Kushtetuese për pasojat nëse Kuvendi nuk formohet në kohë, sipas ultimatumit të vendosur nga kjo e fundit.
Për të kuptuar më shumë mbi këtë krizë politike që po çon vendin në një udhë pa krye, gazetari Venhar Isufi në një lidhje direkte nga Kosova në hapësirën “Për Shqiptarët” në “Ora News” u shpreh se pas takimit që Albin Kurti zhvilloi me Fatmir Limajn, Lëvizja Vetëvendosje tashmë po pret përgjigjen e kryetarit të Nismës Socialdemokrate, të cilit i janë drejtuar me disa propozime.
“Pavarësisht diskutimeve në mediat kosovare, ato propozime nuk janë aprovuar nga Limaj, ku thuhet se i janë propozuar disa ministri, por i ka mohuar këto lajme.
Nesër Nisma do të mbajë një takim me këshillin e saj në Prishtinë nga ku pritet që të merret edhe një vendim nëse do të pranohen kërkesat e z. Kurti për ta bërë një koalicion të mundshëm, por kjo mbetet të shihet nesër se cili do të jetë reflektimi i Nismës mbi këtë situatë”, u shpreh ndër të tjera gazetari Venhar Isufi.
NDIQNI BISEDËN E PLOTË ME GAZETARIN KOSOVAR VENHAR ISUFI

