Zelensky përpiqet të qetësojë debatet rreth projektligjit që synon organet kundër korrupsionit
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky zhvilloi sot bisedime për të qetësuar debatet rreth ligjit të ri që kufizon pushtetin e autoriteteve kundër korrupsionit.
“Në një takim të hapur dhe të dobishëm, përfaqësuesit vendosën të hartojnë një plan veprimi për të zgjidhur problemet e mbetura”, tha Zelensky sot në Telegram.
Ai postoi një foto ku shfaqej me njerëz në takim, përfshirë kreun e Byrosë Kombëtare Kundër Korrupsionit (NABU), Semen Kryvonos, dhe kreun e Zyrës së Prokurorit të Specializuar Kundër Korrupsionit (SAP), Olexander Klymenko.
Parlamenti ukrainas votoi dje projektligjin që kufizon pushtetet e dy autoriteteve. Ato tani do të vendosen nën autoritetin e zyrës së prokurorit të përgjithshëm.
Shërbimi sekret dhe policia kryen dhjetëra bastisje ndaj punonjësve të NABU dhe SAP gjatë javës së kaluar.
Një nga akuzat kundër tyre është bashkëpunimi me Rusinë, e cila nisi pushtimin e saj të plotë të Ukrainës – rreth tre vjet e gjysmë më parë.
Megjithatë, arsyeja e vërtetë për bastisjet dyshohet të jetë lufta për pushtet midis Agjencive të Sigurisë.
Menjëherë pas takimit, NABU publikoi një thirrje në Telegram për shfuqizimin e ligjit që kufizon pushtetet. Deklarata argumentonte se agjencia punonte vetëm në interes të popullit ukrainas.
Ligji është pritur me kritika masive brenda dhe jashtë vendit.
Dje në mbrëmje, në disa qytete ukrainase u zhvilluan semonstrata kundër ligjit.
Pavarësia e NABU dhe SAP konsiderohet një parakusht për pranimin e Ukrainës në BE.
Agjencitë u krijuan me mbështetjen perëndimore për të çuar përpara luftën kundër korrupsionit në Ukrainë. Megjithatë, vendi mbetet një nga më të korruptuarit në Evropë.

