“MAX OPTIKA” SJELL “CELINE”! Eleganca dhe stili francez tashmë edhe në Shqipëri

Marka e njohur franceze Céline zgjodhi Max Optika për të sjellë një eksperiencë ekskluzive për klientët e saj më të mirë.  Një mbrëmje elegante, plot stil, ku optika dhe moda u bashkuan në një event të paharrueshëm në Durrës!.

Max Optika, tashmë prej kohësh pjesë e rrjetit të besuar të brandeve më të njohura, ishte mikpritësja e kësaj eksperience, ku fokusi ishte jo vetëm te produkti, por edhe te ndjesia që ai përcjell.

“Céline ka qenë gjithmonë pjesë e koleksionit tonë, por këtë herë kemi nderin të jemi të përzgjedhur nga vetë brandi për të organizuar këtë event. Një përvojë unike për klientët tanë, në një mjedis që bashkon elegancën dhe kujdesin ndaj detajeve”.

Koleksioni i ri sjell linja të qarta, forma të theksuara dhe një qasje ‘bold’ ndaj stilit – të përshtatura për individë që dinë çfarë duan.

Zgjedhja e Max Optika u bë për shkak të standardeve të larta të shërbimit dhe reputacionit të krijuar ndër vite  një partner i denjë për të përfaqësuar imazhin e Céline në Shqipëri.

Përveç koleksionit të ri, mysafirët u kënaqën me një eksperiencë të plotë mikpritjeje

Eventi i organizuar në “Max Optika” është një tjetër dëshmi e mënyrës se si bizneset lokale arrijnë të bashkëpunojnë me emrat e mëdhenj të modës ndërkombëtare, duke sjellë për konsumatorin shqiptar përvoja bashkëkohore dhe shërbim me standarde europiane."