Ecuria e Turizmit/ Lalaj: Dominon turizmi i relaksit dhe ai familjar. Pushimet buzë detit, zgjedhje më e preferuar
Vendi ynë vijon të mbetet një nga destinacionet më të kërkuara për pushime verore, veçanërisht për turizmin familjar.
Muaji korrik ka shënuar rritje të ndjeshme të fluksit të vizitorëve, vendas dhe të huaj, të cilët zgjedhin bregdetin shqiptar për të kaluar pushimet e tyre.
Sipas udhërrëfyes turistik kombëtar Brisejd Lalaj, të huajt që vizitojnë më shumë vendin tonë janë kryesisht italianët, të ndjekur nga spanjollët, francezët, polakët dhe gjermanët.
Vendi ynë mbetet një nga destinacionet idele për shumë turistë të huaj.
Pushimet buzë detit mbeten zgjedhja më e preferuar për vizitorët e huaj, por edhe për ata vendas.
Sipas udhërrëfyesit turistik kombëtar muaji korrik ka shënuar rritje të ndjeshme të fluksit turistik në vendin tonë, ku dominon turizmi i relaksit dhe ai familjar.
‘’Tani preferohet shumë turizmi i relaksit ose i pushimeve familjare për të shkuar në det për tu relaksuar.
Dhe turizmi kulturor është pak më i limituar gjatë kësaj periudhe prej temperaturave shumë të nxehta’’.
Lalaj, thotë se këto dy muaj vendi ynë përjeton dhe kulmin e sezonit.
‘’Sezoni turistik është shumë i shtrirë. Korriku e gushti janë muajt ku preferohet më shumë turizmi familjar’’.
Të shumtë janë të huajt që vizitojnë vendin tonë ku kryesisht vijnë nga italia, të ndjekur nga spanjollët, francezët, polakët dhe gjermanët.
Lalaj thotë se vendi ynë vijon të konsolidohet si një destinacion i preferuar për pushime, duke ofruar kombinimin e natyrës, bregdetit dhe mikpritjes tradicionale.
