FOTO+VIDEO/ Pilotët, “rrezik vdekjeje” bëjnë qejf në timon, policia bën namin, i ndëshkon me ... gjoba

Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë thotë se: “Në lidhje me dy video të publikuara më datë 18.07.2025 në rrjetet sociale, ku shfaqen manovra të rrezikshme parakalimi në dy segmente rrugore të ndryshme në qarkun Vlorë, ju informojmë se:

* Në aksin rrugor “Dhimiter Konomi”, drejtuesi i një automjeti ka kryer parakalim të gabuar ndaj mjeteve që lëviznin ngadalë për shkak të ngarkesës së trafikut, në kundërshtim me nenin 146, pika 11, të Kodit Rrugor, duke krijuar rrezik për aksident për përdoruesit e tjerë të rrugës.

* Në aksin rrugor “Vlorë–Fier”, drejtuesi i një tjetër automjeti ka kryer parakalim të gabuar duke përshkuar anën e djathtë të karrexhatës, në kundërshtim me nenin 146, pika 1, të Kodit Rrugor, duke vënë në rrezik sigurinë e përdoruesve të tjerë të rrugës.

FOTO+VIDEO/ Pilotët, “rrezik vdekjeje” bëjnë qejf

Shërbimet e Sektorit të Policisë Rrugore Vlorë kanë identifikuar pronarët e 2 automjeteve dhe u kanë vendosur secilit masën administrative 10 000 lekë, për shkeljet e konstatuara.

Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë fton qytetarët të denoncojnë çdo rast të shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor në numrin 112, duke ju garantuar reagim të menjëhershëm dhe konform ligjit”.