ZYRTARE/ Afrimi i radhës në Vlorë, Flamurtari firmos me talentin e Shkupit

Flamurtari nuk ka të ndalur në këtë merkato vere. Vlonjatët po duken të frikshëm në këtë edicion teksa së fundmi kanë prezantuar edhe mesfushorin Hamza Ramani.

22-vjeçari ka qenë një nga emrat më të vlerësuar në kampionatin e Maqedonisë së Veriut ku ai së fundmi ka qenë pjesë e Shkupit, klub në të cilin ka mbajtur edhe shiritin e kapitenit. 

Ramani ka firmosur si futbollist i lirë. Vlen të theksohet fakti se mesfushori numëron 20 paraqitje me përfaqësuesen U-21 të Maqedonisë së Veriut, ku ka shënuar 1 gol.  

Përveç Shkupit, 22-vjeçari ka qenë edhe pjesë e Sileks, Pobedës, Belasicës, Veleshtas dhe Vëllazrërimit. 

Njoftimi i Flamurtarit:

Hamza Ramani eshte zyrtarisht futbollist i Flamurtari Football Club .

Emri: Hamza

Mbiemri: Ramani

Datëlindja: 17 Shtator 2002

Pozicioni: Mesfushor Qendre

Vjen mbas ekseriencave si futbollist ne ekipet e FC Shkupi , Sileks Kratovo , Pobeda Prilep , Belasica Strumica, Veleshta , Vëllazërimi 77 Kicevo ( Maqedonia e Veriut )

Mire se vjen ne familjen e madhe Kuqezi te Flamurtari F.C