Rikthehet rritja e eksporteve/ Instat: Importet dhe defiçiti njohën rënie në 6 muaj
Eksportet shqiptare iu rikthyen rritjes këtë vit duke sjellë në vend 203 miliardë lekë. Nga ana tjetër janë importet që kanë shënuar rënie duke ulur dhe defiçitin buxhetor
Pas gati një viti rënie, eksportet në këtë vit janë kthyer në trendin rritës. Sipas instat vetëm në qershor prekën 35 miliardë lekë dhe 203 miliardë në gjashtë muajt e parë me një shtesë prej 2 për qind krahasuar me periudhaet e një viti më parë. sa u përket importeve nga janari deri në qershor shifrat prekën 431 miliardë lekë por me një rënie të defiçitit prej 5.4 për qind.
Pavarësisht rënies së euros dërgesat e prodhimet shqiptare në shtete të tjera në grupet Minerale, lëndë djegëse, energji elektrike u rritën me 8,6 pikë përqindje, “Ushqime, pije, duhan” me +1,2 pikë.
vendet me të cilët Shqipëria ka pasur rritjen më të madhe të eksporteve, janë Kosova me një rritje prej 72,5 %, e ndjekur nga gjermania me 10 për qind e më tej greqia etj. Por më pak kërkesa ka pasur për prodhimet made in Albania në Itali dhe Maqedonia e Veriut.
Shkëmbimet tregtare, me vendet e BE-së zënë më shumë se gjysmen e mallrave që kanë lëvizur.
