RINDËRTIMI NË ELBASAN! Manastirliu: 200 nxënës do ndjekin mësimin në ambiente moderne

200 nxënës në shkollën "Jonuz Çarçiu" në Elbasan do të rikthehen në klasa me kushte moderne. Ministrja e Arsimit në inspektimin e punimeve të rindërtimit theksoi se në këtë bashki janë dhe 3 projekte që do të investohen

Ministrja e Arsimit, Ogerta Manastirliu, ka inspektuar punimet për rindërtimin e shkollës 9-vjeçare “Jonuz Çarçiu” në Tregan të Elbasanit.

Do të jenë rreth 200 nxënës që do të ndjekin mësimet aty tashmë me laboratorë modern apo dhe ambiente sportive.

Manastirliu shtoi se në Elbasan janë edhe 3 projekte me investime sa i përket arsimit.

Shkolla “Jonuz Çarçiu” në Elbasan është  prekur nga dëmtimet  e termetit ne  nëntorit 2019 dhe, që prej asaj kohe, nxënësit ndjekin mësimet në një tjetër shkollë