''Sektori ka nevojë për tu formalizuar'', Sharka: Informaliteti në Bujqësi kalon shifrën 80%

Eduart Sharka nga Sindikata e Fermerëve i ftuar në emisionin ‘’Ora e Betit’’ në Ora News u shpreh se në sektorin e Bujqësisë informaliteti kalon shifrën 80%.

Sharka: E vërteta është se ka nevojë sektori për tu formalizuar sepse në statistika në rast se informaliteti në ekonominë tonë është në nivelin 30% i totalit.

Në bujqësi kalon shifrën 80%.

Por kjo nuk është as për faj të fermerëve, as për faj të prodhuesve, as për faj të operatorëve që operojnë në sektorin e bujqësisë.

Por për faj të politikave të gabuara fiskale të qeverisë dhe të politikave të tjera.

Deklarata e kryeministrit është për të qeshur.

Fajin e ka kryeministri sepse kryeministri është në atë detyrë për të sinkronizuar punën e institucioneve, për të siguruar zbatimin e ligjit.

Për të garantuar formalizimin e ekonomisë, për të garantuar sigurinë ushqimore.