Soko: Edhe në ligj, tregtarët ambulantë janë të përjashtuar për të prerë faturë

Pano Soko nga Nisma “Thurje” i ftuar në emisionin ‘’Ora e Betit’’ në Ora News u shpreh se edhe në ligj, ambulantët janë të përjashtuar për të prerë faturë.

Soko: Nisi e gjitha me një absurd të kryeministrit.

Del kryeministri dhe për të pasur të sigurta ushqimet tona thotë ne nuk do lejojmë që ambulantët të kenë mall pa faturë.

Zakonisht ambulantët shesin mallra të cilët i prodhojnë vetë.

Pra janë këto tregtarët që dalin nëpër tregjet private, janë fshatarë që nisen që nga fshatrat e Tiranës dhe vjen këtu.

Edhe në ligj, janë të përjashtuar për të prerë faturë.

Nga krahu tjetër, origjina e mallit të tyre është toka e tyre.

Në një formalizim strikt zvicerian të ligjit, edhe nëse ti do e formalizoje atë fshatarin.

A e dini se si formalizohet domatja që del nga toka?

Fshatari i pret një faturë vetes.

Por në momentin që ti fshatarin e ke aty, ça të duhet fatura.

Si të garanton kjo fatura ty që kjo domatja nuk është me këto pesticidet?